Gjenevë, 8 tetor – Turqia e njoftoi Organizatën Botërore të Tregtisë se nga 18 tetori do të vendos kuota për importin e çelikut me qëllim që ta mbrojë industrinë vendase të çelikut.
“Masat mbrojtëse janë pasojë e ngjarjeve të paparashikueshme, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt kanë ndikuar në sasinë e importit të produkteve të përmendura në Turqi”, theksohet në deklaratën e Ministrisë për Tregti dorëzuar në OBT.
“Turqia është një treg atraktiv për produktet e çelikut, të cilat janë subjekt i një numri të madh të masave mbrojtëse. Pikërisht ato masa, të cilat filluan të zbatohen në botë, shkaktuan rritje të fluksit të produkteve të përmendura në Turqi”, shtohet në dokument.
SHBA në muajin gusht dyfish i rriti tarifat për alumin dhe çelikun turk, që tani janë 20 për qind për alumin dhe 50 për qind për çelik.