Hagë, 25 janar – Bota duhet të ndërmarrë aksion vendimtar për përforcim të rezistencës ndaj efekteve shkatërruese nga ndryshimet klimatike, deklaroi ndërmjetësuesi amerikan për klimë Xhon Keri në samitin e sotëm virtual global, duke premtuar se administrata e re amerikane e Xho Bajdenit do të ketë rol të vetin në këtë.
“Jemi krenarë që u kthyem (në Marrëveshjen e Parisit për klimën). Dua të dini se këtë e bëmë me përulje pas katër viteve mungesë dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta realizuar”, tha Keri në video-mesazhin në Samitin për adaptim klimatik nikoqire e të cilit është Qeveria holandeze.
Në orët e para të mandatit të tij presidencial javën e kaluar, Bajdeni nënshkroi urdhër ekzekutiv për kthimin e SHBA-së në Marrëveshjen historike të Parisit për klimën nga viti 2015, me çfarë u shfuqizua tërheqja e Donald Trampit, i cili e përqeshte shkencën për ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktivitetit njerëzor.
Keri tha se administrata e Bajdenit punon në publikimin e ardhshëm të më shumë qëllimeve ambicioze për uljen e emisioneve të gazrave me efekt të kopshtit të qelqtë.