Uashington, 6 gusht – Shtëpia e Bardhë kumtoi se do ta shfrytëzojë “çdo mjet adekuat” që t’i jepet fund qeverisjes së presidentit të Venezuelës, Nikollas Maduro, pasi presidenti Donald Tramp urdhëroi ngrirje të mjeteve të Karakasit në SHBA.
“Diktatura e Maduros duhet të përfundojë që Venezuela të ketë një të ardhme stabile, demokratike dhe me prosperitet nga tmerret e socializmit që e shkatërroi këtë vend dikur të madh”, tha pres sekretari i Shtëpisë së Bardhë, Stefani Grisham.
“Siç qartë bëri me dije administrata e Trampit, të gjitha opsionet janë në tryezë. SHBA-ja do ta shfrytëzojë çdo mjet adekuat për ta ndërprerë mbajtjen e Maduros në pushtet në Venezuelë. SHBA-ja do ta mbështesë qasjen e njerëzve nga Venezuela deri në ndihmën humanitare dhe do të sigurojë tranzicion demokratik në Venezuelë”.