Uashington, 7 prill – Administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden planifikon të dërgojë pakon me ndihmë prej rreth 150 milionë dollarë për palestinezët, duke e ripërtërirë një pjesë të ndihmës të cilën e ndërpreu ish-presidenti Donald Tramp, deklaruan sot persona të udhëzuar mirë në proces.
Pritet Departamenti i Shtetit sot të publikojë se do të dërgojë ndihmë e cila kryesisht do të ndahet përmes Agjencisë së KB-së për ofrimin e ndihmës për palestinezët (UNWRA), si pjesë e angazhimeve që të përmirësohen marrëdhëniet midis SHBA-së dhe palestinezëve.
Administrata amerikane e bëri të qartë se ka për qëllim të tërheqë disa pjesë të qasjeve të Trampit, të cilët palestinezët i konsiderojnë se anojnë nga Izraeli.