Beograd, 25 qershor – Shtetet e Bashkuara të Amerikës akorduan 10 milionë dollarë ndihmë për katër vende nga Ballkani Perëndimor për furnizim të armëve, si pjesë e programit ERIP për zëvendësim të sistemeve luftarake nga Bashkimi Sovjetik me armë me origjinë perëndimore, njofton Koha.mk
Siç publikoi portali Rrjeti ballkanik i sigurisë (portal hulumtues i gazetarëve dhe redaktorëve të EJL-së në tema nga mbrojtja dhe siguria), Pentagon pjesërisht do ta financojë furnizimin e automjeteve luftarake për Armatën e Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, si dhe për helikopterë me shumë qëllime për Forcat e armatosura të Bosnjë e Hercegovinës dhe Shqipërisë.
Programi ERIP (European Recapitalization Incentive Program) është ngritur nga ana e Qeverisë së SHBA-së në vitin 2017 me buxhet fillestar prej 190 milionë dollarëve me qëllim që qeverive të gjashtë vendeve të Evropës lindore t’u ndihmohet në zëvendësimin e teknologjisë sovjetike në armatimin e tyre.
Krahas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kroacisë dhe BeH-së të cilat kanë marrë 110 milionë dollarë, me programin janë përfshirë edhe Greqia me 25 milionë dhe Sllovakia me 50 milionë dollarë.
Krahas Maqedonisë së Veriut edhe Kroacia do të marrë 25 milionë dollarë për zëvendësim të armëve me prejardhje jugosllovene dhe sovjetike, për BeH-në janë dedikuar 30 milionë dollarë, po aq edhe sa edhe për Shqipërinë.
Portali thekson se ky program ka filluar si rezultat i tensioneve në raportet mes Perëndimit dhe Rusisë, që e ka nxitur Uashingtonin ta fillojë programin për financim me të cilën vendet lindore të NATO-s do të fillojnë ta zëvendësojnë armatimin sovjetik dhe rus me pajisje nga origjina perëndimore. (koha.mk)