Munih, 14 shkurt – Një përfaqësues i lartë amerikan deklaroi sot se SHBA-ja dhe talebanët janë afër një marrëveshje paqësore që do të hyjë në fuqi “shumë shpejt”. Sipas tij kjo do të sigurojë tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani.
Sipas burimit të mediave amerikane, marrëveshja për “uljen shtatëditore të dhunës” do të jetë në fuqi 10 ditë pas fillimit të negociatave ndërafgane.
Ai thotë se marrëveshja “është shumë e detajuar” dhe ka të bëjë për të gjithë shtetin përfshirë edhe për forcat afgane të sigurisë.
Informacioni është publikuar pas takimeve të sotme të sekretarit amerikan të shtetit Maj Pompeo dhe ministrit të Mbrojtjes Mark Esper me presidentin afgan Ashraf Gani në margjinat e Forumit të Sigurisë në Munih.(koha.mk)