Vjenë, 22 qershor – SHBA-ja dhe Rusia duhet të bisedojnë për kontroll mbi armët në takimin në Vjenë, tetë muaj para se të përfundojë marrëveshje kyçe për armë bërthamore.
Marrëveshje e re START, në fuqi është një dekadë, duhet të përfundojë në shkurt të vitit të ardhshëm, për momentin është marrëveshje e vetme e mbetur për armë bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë.
Me marrëveshjen e re parashikohet kufizim i numrit të rampave të lansuara në 800 dhe kokë-mbushjeve bërthamore në 1550.
SHBA-ja thotë se marrëveshjet për kontroll të armëve me Rusinë janë vjetruar dhe dëshirojnë që Kina të kyçet në çfarëdo marrëveshje për armë bërthamore, edhe pse Pekini disa herë ka theksuar se nuk është e interesuar për t’u bashkëngjitur.