Uashington, 13 dhjetor – Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se SHBA-ja me Kinën e dakorduan fazën e parë të marrëveshjes tregtare, sipas të cilës Uashingtoni do të heq dorë nga vendosja e doganave për importin e artikujve kinezë, ndërsa Pekini do ta rrisë blerjen e prodhimeve bujqësore amerikane.
“Kemi arritur një marrëveshje shumë të detajuar nga faza e parë me Kinën. Ata u pajtuan me ndryshime shumë strukturore dhe blerje të madhe të prodhimeve bujqësore, prodhime energjetike dhe industriale dhe edhe shumë të tjera”, ka shënuar Tramp në Tuiter.
Ai shtoi se nuk do të paguhen doganat ndëshkuese të konfirmuara më 15 dhjetor për shkak të faktit që është arritur marrëveshje. Trampi paralajmëroi se do të fillojnë negociatat për fazën e dytë.
“Kjo është marrëveshje kyçe për të gjithë. Ju falënderoj!”, ka shënuar Tramp në Tuiter.
Në ndërkohë, Zyra e përfaqësuesit tregtar amerikan njoftoi se SHBA-ja ka pranuar “dukshëm” t’i modifikojë doganat e veta për prodhimet kineze në fazën e parë të marrëveshjes tregtare me Pekinin, ndërsa Kina të blejë shumë më shumë artikuj dhe shërbime amerikane.
Sipas marrëveshjes, Uashingtoni do ta mbajë 25 për qindëshin e doganës rreth 250 miliardë dollarë import amerikanë nga Kina, ndërsa doganat e vendosura për prodhimet kineze në vlerë prej 120 miliardë dollarëve do të ulen në 7,5 për qind.
Në kumtesën e USTR-së theksohet se marrëveshja tregtare kërkon reforma strukturore të regjimit ekonomik dhe tregtar kinez në sferat e pronësisë intelektuale, transfer i teknologjisë, bujqësisë, shërbimeve bujqësore, kursit devizor. Marrëveshja përfshin edhe “sistem të fuqishëm për zgjidhjen e kontesteve”.(koha.mk)