Uashington, 6 nëntor – SHBA-ja dhe Bullgaria kanë zhvillim pozitiv në marrëdhëniet bilaterale, të cilat janë nga karakteri strategjik, vlerësuan mbrëmë në takimin në Uashington, sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo dhe zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.
Pas takimit, Zaharieva deklaroi se Popmep ka dhënë vlerësim të lartë për kryesimin bullgar me BE-në në gjysmën e parë të vitit dhe iu falënderua Sofjes për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE.
Në takim u bë fjalë edhe për heqjen e vizave për shtetasit e Bullgarisë për udhëtim në SHBA; për modernizimin e armatës bullgare, për përpjekjet e Sofjes për diverzifikimin e burimeve energjetike, për arritjen e marrëveshjes bilaterale për mbrojtje sociale, si dhe për procesin paqësor të Lindjes së Afërt.
Zaharieva paraprakisht dje u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në SHBA, ndërsa për sot janë paraparë takime të saja me këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit amerikan Donald Tramp, Xhon Bolton dhe me përfaqësuesit e Institutit ndërkombëtar republikan dhe të Institutit nacional demokratik.