Uashington, 16 qershor – 200 milionë doza shtesë të vaksinave kundër Kovid-19 nga Moderna bleu qeveria amerikane, kumtoi sot kompania amerikan e bioteknologjisë.
Kjo e rrit numrin e përgjithshëm të vaksinave të porositura nga Uashingtoni në 500 milionë, ndërsa janë dorëzuar 217 milionë doza.
Edhe 110 milionë doza duhet të dorëzohen në tremujorin e katërt të vitit 2021 dhe 90 milionë në tremujorin e parë të vitit 2022.
Marrëveshja e re përmban një mundësi për furnizim të kandidatëve të tjerë të Moderna për vaksinë kundër Kovid-19, kumtoi kompania.