Uashington, 10 shkur – SHBA-ja akuzoi katër hakerë ushtarake kinezë për sulme-kibernetike ndaj agjencisë kreditore Ekvifaks, me çka janë rrezikuar të dhënat e rreth 147 milionë amerikanëve, publikoi sot Prokurori publik amerikan, Vilijam Bar.
“Kjo ishte një nga vjedhjet më të mëdha të të dhënave në histori” tha Bar, duke iu referuar një sulmi të hakerave në vitin 2017.
Ai theksoi se për sulmin janë akuzuar katër anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës .
Janë rrezikuar të dhënat e pothuajse 147 milionë njerëzve, shumica amerikanë, përfshirë numrat e tyre të sigurimeve shoqërore dhe lejet për vozitje.
Me aksionin e kryer në maj dhe qershor të vitit 2017 janë prekur edhe shtetasit e Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.
“Hakerat në sistemin e Ekvifaks qëndruan disa javë. Ata kanë hyrë në rrjetin e kompjuterëve dhe vodhën të dhëna të besueshme zyrtare dhe personale”, thekson Bar.
Për të fshehur vendndodhjen e tyre të vërtetë, vepruan përmes 34 serverëve në gati 20 vende.
Ambasada kineze në Uashington ende nuk ka koment për akuzat kundër katër shtetasve të saj.
Agjencia Ekvifaks posedon të dhëna për më shumë se 820 milion përdorues dhe 91 milion subjekte afariste.