Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman, tha se Kongresi Amerikan ka miratuar një mbështetje prej 705 milionë dollarësh për sistemet e mbrojtjes raketore të Izraelit këtë vit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ndihem i lumtur dhe i emocionuar të njoftoj se Kongresi Amerikan miratoi një shumë rekord për programin e mbrojtjes raketore të Izraelit: 705 milionë dollarë në vitin 2018”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Liberman.
Ai theksoi se do të vazhdojnë të zhvillojnë sistemin shumë-shtresor të mbrojtjes raketore. “Armiqtë tanë që përpiqen të na dëmtojnë do të habiten nga teknikat që kemi zhvilluar”, ka shtuar ai.
Liberman po ashtu ka thënë se gjatë ditës së nesërme në Kuds do të takohen më një delegacion nga Kongresi i kryesuar nga kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të cilit do t’i shprehë falënderime.