Prishtina, 11 shkurt – RTK-ja vlerëson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i anulojnë të gjitha projektet e rëndësishme të investimeve në Kosovë, derisa Qeveria e Kosovës të marrë vendim për heqjen e taksës prej 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, transmeton gazeta KOHA.
Duke iu referuar një burimi të tyre anonim, RTK-ja publikoi se i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Tramp dhe ambasador i SHBA-së në Berlin, Riçard Grenell sot ka pasur “një komunikim të ashpër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, të cilëve ua ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të bëjë investime milionëshe në Kosovë, nëse hiqet taksa”.
Kryeministri i ri i Kosovës, Kurti dhe partneri i tij koalicionues, Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë njoftuar se ata do ta heqin taksën për importe serbe, nëse Beogradi e ndërpret fushatën agresive kundër shtetit të Kosovës dhe në vend të kësaj do të vendosin “reciprocitet të plotë ekonomik, tregtar dhe politik”.
“Megjithatë, SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, njofton RTK-ja.
Radiotelevizioni publik, sipas mediave kosovare dhe publikut, është nën ndikim të fortë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe qeverisë së deritanishme, tani opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) parti që Thaçi e themeloi dhe e udhëheqi deri në zgjedhjen e tij si kryetar i shtetit.(koha.mk)