Uashington, 8 nëntor 2018 – Hetimi për këshilltarin e posaçëm të SHBA-së, Robert Maler, për dyshimin se Rusia është e përfshirë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, do të vazhdojë edhe krahas riorganizimit në Ministrinë e Drejtësisë, kumtoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kelian Konvej.
Ajo pranoi se shkarkimi i prokurorit publik Xhef Seshëns “është pritur një kohë të gjatë” dhe se marrëdhëniet e tij me presidentin Donald Tramp kanë qenë “stresuese”.
Hetimi i Maler ka për qëllim për zbulimin e involvimit rus në zgjedhjet e fundit presidenciale, por edhe vetë fushatën e Trampit lidhur me kontaktet e mundura me persona zyrtar të jashtëm.
Demokratët kërkojnë Viteker, si ministër i Drejtësisë të largohet nga hetimi dhe kanosen se vetë do të fillojnë me hetim pasi të fitojnë shumicë në Kongres