Uashington, 25 maj – Gjykata në SHBA urdhëroi që administrata e presidentit amerikan Donald Tramp të ndalojë t’i shfrytëzojë paratë nga Fondi i Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e murit në kufirin jugor amerikan me Meksikën.
Gjykata mendon se Kongresi i SHBA nuk i ka dhënë leje “specifike” administratës që t’i shfrytëzojë paratë për ndërtimin e murit kufitar.
Me vendim të gjykatës, Administrata e Trampit më nuk do të mund të shfrytëzojë miliarda dollarë që janë ndarë nga Fondi për Ministrinë e Mbrojtjes. Vendimi ka të bëjë për dy pjesë të murit – në Nju Meksiko, 74 kilometra, ndërsa në Arizonë tetë kilometra.