Diplomatët amerikanë i paralajmëruan kompanitë ajrore komerciale aeroplanët e të cilëve fluturuan mbi rajonin e Gjirit Persik, se po ballafaqohen me rrezik që fluturaket e tyre të “identifikohen gabimisht” dhe të jenë cak i sulmeve.
Në kushte të tensioneve të rritura mes Uashingtonit dhe Teheranit, SHBA-ja e përforcoi praninë e saj ushtarake në rajon duke dërguar numër shtesë të anijeve të armatosura me raketa, ndërsa Irani sistemoi raketa të reja kundërajrore në brigjet e Gjirit Persik.
Njëkohësisht, Agjencia londineze për sigurim detar dje i shpalli ujërat e Gjirit Persik edhe rreth brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit zonë me rrezik të lartë.
Mbi Gjirin Persik kalojnë rrugë kryesore për fluturime komerciale mes Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa nëpër të transportohen edhe rreth një e treta e naftës që prodhohet në botë. (koha.mk)