Uashington, 14 janar – Kongresisti amerikan Andrijan Espajlat është pozitiv ndaj koronavirusit, me çfarë u bë anëtari i katërt në Kongres që është infektuar pas sulmit të dhunshëm në Kapitolin amerikan javën e kaluar.
“I ndjek udhëzimet e mjekut tim dhe jam në karantinë shtëpiake pas testit pozitiv për Kovid-19”, ka shkruar Espalajt në Tuiter.
Ai edhe edhe një kongresist i infektuar me koronavirus, ndërsa demokratët i akuzojnë republikanët se nuk kanë mbajtur maska derisa janë fshehur në një hapësirë të sigurt më 6 janar kur mbështetësit e dhunshëm të presidentit republikan Donald Tramp kanë hyrë në Kapitol.
Por, deri më tani vetëm demokratët kanë raportuar infektim me koronavirusin.
Paraprakisht, kongresistët demokratë Pramila Xhajapal dhe Boni Uotson Kolman raportuan se janë pozitivë ndaj koronavirusit.