Pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar, pas një sulmi të artmatosur në një park industrial në Illinois.
Policia e ka vrarë sulmuesin, ndërsa edhe pesë zyrtarë policor janë plagosur.
Sulmuesi është identifikuar si Gary Martin, 45 vjeçar, i cili ishte punëtor në kompaninë ku ndodhi sulmi dhe i cili ishe shkarkuar nga puna para disa ditëve.
Zyrtarët nuk e kanë komentuar motivin e sulmit, por një gazetë amerikane ka raportuar se familja e sulmuesit ka thënë se ai është ndier i stresuar nga fakti se është përjashtuar nga puna.
Emrat e pesë viktimave nuk janë publikuar. Ndërkaq, dy policë të plagosur janë transportuar me helikopter në qendrën emergjente.
Një dëshmitar ka thënë se e ka parë kolegun e tij, i cili ishte i armatosur me një armë me laser. “Njëri nga punëtorët erdhi në zyrë dhe na tregoi se ky person po gjuan me armë. Ai vraponte dhe ishte shumë i gjakosur. Dëgjova edhe më shumë krisma dhe të gjithë dolëm nga ndërtesa”, tha John Probst.
Incidenti i së premtes ndodhi vetëm një ditë pas njëvjetorit të sulmit në Parkland të Floridas, në të cilin kishin humbur jetën 17 persona.