SHBA dyfishon tarifat mbi produkte kineze

SHBA ka dyfishuar tarifat mbi produkte kineze me vlerë 200 miliardë dollarë. Tarifat në fakt janë më shumë se dyfishuar, duke u rritur nga 10 për qind në 25 për qind dhe Pekini ka premtuar se do të hakmerret. Lëvizja vjen ndërsa zyrtarë të nivelit të lartë nga të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare në Uashington, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Kohët e fundit, SHBA dhe Kina u duk se po afroheshin me njëra-tjetrën pas muajsh armiqësi. Sidoqoftë, pas lëvizjes së fundit, Kina tha se do të marrë masat e nevojshme. Situata mund të rëndohet akoma më shumë pasi Trump ka paralajmëruar se ai mund të vendosë taksa prej 25 për qindësh mbi mallra kineze me vlerë 325 miliardë dollarë.