Ministri Nikolla Dimitrov para fillimit të hapjes së Debatit të përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të KB-së realizoi takim bilateral me nënsekretarin për çështje politike në Departamentin e Shtetit, Tomas A.Shenon. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takimin, i cili ka kaluar në atmosferë tejet miqësore dhe konstruktive, ministri i ka potencuar angazhimet kyçe të Qeverisë së Maqedonisë, si në planin vendor, ashtu edhe në atë të jashtëm. Madje, theks të veçantë u dha aktiviteteve reformuese të orientuara drejt kthimit të shoqërisë së Maqedonisë në rrugën e vërtetë demokratike, si edhe në qasjen pozitive, të hapur dhe miqësore drejt fqinjëve të drejtpërdrejtë dhe indirektë të Maqedonisë.
Dimitrov u përqendrua edhe në angazhimin dhe kontributin e tanishëm dhe të planifikuar të Republikës së Maqedonisë drejt misioneve të NATO-s, ndërsa me qëllim që partnerët dhe kontribut drejt paqes botërore në pajtueshmëri me kapacitetet e vendit, si dhe dëshmim se vendi pas pritje së gjatë meriton të bëhet vendi anëtar i 30-të i organizatës. Nënsekretari amerikan Shenon, shprehu respektim të lartë për vizionin, guximin, vetëdijen dhe qasjen reale të përmbajtura në mesazhet e transmetuara nga ana e Maqedonisë. Shfaqi interes për marrëdhëniet bilaterale me fqinjët, si dhe kënaqësi nga hapat pozitiv në këtë drejtim.
Shenon e potencoi kënaqësinë e SHBA-së nga partneriteti me Republikën e Maqedonisë dhe gatishmërinë që të vazhdojnë me mbështetjen për realizim të qëllimeve strategjike të vendit. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë mori pjesë në shumë ngjarje dhe takime në shoqërim të kryeministrit Zoran Zaev.