Uashington, 13 shkurt – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper sot deklaroi se SHBA-ja dhe talebanët po negociojnë për propozimin për ndërprerje shtatëditore të dhunës.
Sipas burimeve të mediava perëndimore, marrëveshja paqësore midis SHBA-së dhe talebanëve do të nënshkruhet këtë muaj, nëse talebanët i zvogëlojnë në mënyrë drastike aktivitetet e tyre të dhunshme dhe përfundimisht të çojnë në tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Afganistani.
“SHBA-ja dhe talebanët po negociojnë për ndërprerjen shtatëditore të dhunës,” deklaroi Esper në pres konferencën në selinë e NATO-s në Bruksel.
“U konsultova me aleatët sot për këtë propozimi dhe kishim një seri takimesh produktive dypalëshe dhe të përbashkëta në rrugën drejt realizimit të këtij veprimi”, shtoi ai.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Gani të martën deklaroi se ministri amerikan i Punëve të Jashtme, Majk Pompeo i kishte thënë atij se është arritur “përparim i rëndësishëm” në negociatat për Uashingtonin dhe talebanët.
Këto negociata pjesërisht u ndërprenë me kërkesën nga SHBA-ja që talebanët ta ndalojnë dhunën si parakusht për tërheqjen e SHBA-së.
Rreth 13,000 ushtarë amerikane janë në Afganistan, si dhe mijëra personel të NATO-s, tetëmbëdhjetë vjet pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja e sulmoi vendin pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.(koha.mk)