Uashington 23 shtator – Ministria e Financave e SHBA-së njoftoi sot se tetë rusë dhe qytetarë të tjerë lidhur me bizneset ruse janë përfshirë në listën e sanksioneve. Tre prej tyre, sipas Ministrisë, kanë lidhje me biznesmenin Evgenij Prigozhin.
Kompanitë e tyre janë nga Shën Petërsburgu dhe nga Republika e Afrikës Qendrore, lidhur me grupin ushtarak privat “Vagner”.
Gjithashtu në listën e sanksioneve janë disa kompani të tjera nga Shën Petersburgu për zhvillimin e teknikës për punët teknike nënujore, të cilat instaluan pajisje në gadishullin e Krimesë në vitin 2015. Edhe tre kompani të tjera nga Finlanda i kanë furnizuar me pajisje me ujë të thellë u sanksionuan gjithashtu.
Rusia mori vendim që në bazë reciproke ta zgjerojë listën e përfaqësuesve të BE-së të cilëve u ndalohet hyrja në vend, kumtoi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Marija Zaharova.
“Si përgjigje të procedurave të Bashkimit Evropian, pala ruse mori vendim që ta zgjerojë listën me individë dhe organizata evropiane të cilëve u ndalohet hyrja në territorin e Federatës ruse. Numri i persona të sanksionuar në listën ruse përgjigjet në atë të listës së BE-së”, tha ajo.