Uashington, 21 shkurt – SHBA si propagandë e ka vlerësuar deklaratën e presidentit rus Vlladimir Putin se Moska do të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj raketave të reja bërthamore amerikane në afërsi të Rusisë.
SHBA konsideron se ajo është propagandë e cila ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen nga shkelja ruse e Marrëveshjes për shkatërrimin e raketave me diametër të mesëm dhe të shkurtë (INF).
“Deklaratat e presidentit Putin janë vazhdimësi e propagandës ruse me qëllim të shmanget përgjegjësia e shkeljes ruse të INF-së”, ka deklaruar zëdhënësja e Stejt Departamentit amerikan.
SHBA më 1 shkurt bërë të ditur se do të tërhiqen nga INF-ja, duke u thirrur në shkeljen ruse të kësaj marrëveshje të vitit 1987.