Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel sot do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, ku do të takohet me anëtarët e Presidencës së BeH-së dhe me përfaqësues të tjerë, si dhe me përfaqësues të partive.
Mishel në Sarajevë do të arrijë nga Beogradi, ku dje u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Delegacioni i BE-së në BeH kumtoi se Mishel do të bisedojë me përfaqësues të Federatës për rrugën e BeH-së drejt BE-së, 14 prioritetet kyçe të së cilit janë ndryshime zgjedhore dhe kushtetuese, si dhe për stabilitetin rajonal në kontekst të situatës së ndryshuar gjeopolitike.
Mishel nuk do ta vizitojë Mostarin siç ishte planifikuar paraprakisht, për shkak të obligimeve në Bruksel, njoftuan mediat e Sarajevës.