Dita e dytë e grand slamit ‘Australian Open’ në konkurrencën e femrave ka vazhduar me befasi. Pas eliminimit të Venus Williams në ditën e parë, sot është eliminuar tenistja ruse e mirënjohur, Maria Sharapova, raporton Insporti.com, përcjellë gazeta Koha.
Rusja Sharapova është mposhtur 2-0 në sete (6-3, 6-4) nga tenistja kroate Donna Vekic, duke i thënë lamtumirë turneut që në raundin e parë.
Kjo ishte një paraqitje shumë e dobët e ish numrit një në botë, pasi ka befasuar shumë ekspertë të tenisit.
Ndërsa, në konkurrencën e meshkujve nuk pati ndonjë befasi. Tenisti spanjoll, Rafael Nadal kaloi në raundin e dytë me lehtësi, duke dëshmuar se pse është numri një në botë aktualisht.
Nadal triumfoi 3-0 (6-2, 6-3, 6-0) ndaj Hugo Dellien. Në raundin e dytë avancojnë edhe Stansislas Wawrinka, Milos Raonic, Dominic Thiem e Fernando Verdasco.