Tenistja ruse Maria Sharapova po pret fundin e prillit për t’u rikthyer në fushë pas pezullimit 15 mujor që mori për përdorim dopingu (u dënua dy vjet dhe më pas dënimi iu ul 9 muaj). Gjatë kësaj periudhe, në pritje të ndeshjeve, ajo po shijon pushimet me disa miqtë e saj në plazhet e Hawaii. Dhe format e saj seksi nuk kanë mbetur pa u fotografuar nga “paparacët” që e kanë ndjekur kudo tenisten bukuroshe, e cila shijon detin dhe rrezet e diellit. Duket qartë që Sharapova ruan gjithnjë linjat, pavarësisht faktit nëse është në aktivitet apo jo, siç dhe tregojnë fotot e fundit. Mediat britanike raportojnë se këto foto janë bërë në ditët e fundit të 2016-ës, ku Sharapova (29 vjeçe) ka vendosur të festojë natën e ndërrimit të viteve me miqtë e saj. Edhe vetë tenistja ruse ka bërë “selfie”, duke u argëtuar dhe çmendur sërish fansat e saj, duke treguar se është ende në formë.