Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren vendimtare të Zvicrës përballë Turqisë në “Euro 2020”. Shaqiri shënoi dy gola të bukur në fitoren e Zvicrës me rezultatin 3:1.
Ai e shënoi supergol në minutën e 26-të për rezultatin 2:1, ndërsa gol të bukur shënoi edhe në minutën e 68-të për 3:1.
Shaqiri me dy golat e shënuar, bëhet lojtari me më së shumti gola të shënuar për Zvicrën në kampionate botërore dhe evropiane. Ai ka shënuar plotë shtatë gola në ngjarjet e mëdha të futbollit.
Me këtë fitore Zvicra përfundon në vendin tretë në grupin A me katër pikë. Evropianin e kaluar kanë mjaftuar katër pikë për të kaluar në fazën nokaut.