Liverpooli është shpallur edhe zyrtarisht kampion i ri i Anglisë, shkruan “Zeri.info”, përcjellë gazeta Koha. Fitorja 2:1 e Chelseat ndaj Manchester Cityt, ka bërë që ekipi i Jurgen Kloppit të shpallet edhe matematikisht kampion i ligës angleze.
“Të kuqtë” triumfojnë në kampionat pas 30 vjetësh pritje, me titullin e fundit të cilin e kishin rrëmbyer në vitin 1990.
Futbollisti kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka postuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi me skuadrën e “të kuqve”, derisa ka shkruar “Kampionë”.