Mesfushori shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka folur rreth zërave se ai kërkohet nga AS Roma.
Reprezentuesi i Zvicrës thotë se personalisht nuk ka dëgjuar asgjë lidhur më interesimin e skuadrës italiane.
“Ju dini më shumë se unë. Nuk kam dëgjuar asgjë për Romën. Unë kam kontratë të gjatë me Stoke dhe unë ndihem shumë mirë në Angli”, ka thënë Shaqiri, transmeton KosovaPress.
Por, 25 vjeçari nuk e fsheh dëshirën që një ditë përsëri të luajë në Ligën e Kampionëve.
“Çdo futbollist dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Unë dua ta bëj këtë përsëri në të ardhmen dhe të ‘luftojë’ për tituj. Por unë jam i lumtur që luaj në në Angli, ajo është ligë më e mirë në botë”, theksoi ai.
“Çfarë rezervon e ardhmja? Askush nuk e di. Por për e përsërisë së unë jam shumë i lumtur në Stoke dhe kam një kontratë deri në vitin 2020”, ka pohuar ish-futbollisti i Interit, Bayern Munich dhe Basel.