Klubi italian, AS Roma përsëri është kthyer kah mesfushori shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqirit. Mediet italiane raportojnë se romakët tashmë janë duke kërkuar pasuesin e Mohamed Salah, i cili shumë shpejtë pritet te zyrtarizohet tek Liverpooli. Në fakt, Roma prej kohësh është e duke e monitoruar reprezentuesin shqiptar te Zvicrës.
Por, siç raportohet, klubi nga kryeqyteti i Italisë, tashmë seriozisht është duke u përgatitur për ta blerë ish-futbollistin e Bayern Munich e Interit. Shaqiri, është një nga lojtarët kryesor tek Stoke City, por një ofertë bindëse e Romës mund ta bind shqiptarin. Siç shkruajnë mediet italiane, Shaqiri është objektiv i Romës në këtë verë, por në rast se dështon ky transferim, atëherë skuadra italiane alternative e ka Florian Thauvin e Marseilles