Xherdan Shaqiri lojtar i ekipit anglez mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve. Shaqiri mund të mos marrë pjesë në lojë si shkak i raporteve të Kosovës me Serbinë, po ashtu edhe shqiponja që ai e bëri në ndeshjen me Serbinë bashkë me Granit Xhakën, shkruan GazetaBlic. Liverpooli do të përballet me Crvena Zvezdën të martën prej orës 18:55.
Shaqiri kishte deklaruar se ai nuk do ta kishte problem që të luante në Serbi, pasi ai luan futboll dhe nuk do të merakosej se çfarë bëjnë tifozët. Ndryshe, ne duhet të presim deri në vendimin përfundimtar se a do të jetë pjesë e kësaj loje futbollisti shqiptar apo jo?