Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur probleme me Pep Guardiolën sa ishin bashkë në klubin gjerman, Bayern Muenchen. “Është e vërtetë se situata ime sportive me ardhjen e Guardiolës ndryshoi. Por unë kurrë nuk pata probleme me të”, ka deklaruar Shaqiri për Spox. “Për fat të keq unë u lëndova disa herë. U bëra i pakënaqur, pasi nuk mund të jepja kontributin tim siç e kisha dhënë edhe në edicionin kur fituam tripletën”, ka thënë Shaqiri. Ylli i Stoke Cityt te Bayern Muencheni luajti nga vera e vitit 2012 deri në janar të vitit 2015, nga ku ishte transferuar te Interi.