Shkup, 3 mars – Sajber siguria është pjesë përbërëse e çdo shtylle të agjendës digjitale, ndërsa ne si vend, jemi të gatshëm të përkushtohemi në implementimin e çdo aspekti të sajber sigurisë: juridike, teknike, organizuese, ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi, deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, i cili mbajti fjalim në panel diskutimin në suaza të konferencës rajonale onlajn “Sajber rrezistencë dhe ndërtim i kapaciteteve për sajber siguri të Ballkanit Perëndimor”.
Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri ka potencuar se vendosja e standardeve të përbashkëta për zhvillim të sajber sigurisë është theksuar si një nga prioritetet strategjike të qeverisë për vitin 2021 dhe janë përfshirë në Strategjinë kombëtare për sajber siguri 2018-2022. Njëherit, projekt-ligji për siguri të sistemeve rrjetëzues dhe të informatikës e transponuan Direktivën për NIS të Bashkimit Evropian dhe kur të miratohet do të jetë legjislativa më e lartë për sajber siguri në vend”, ka potencuar Shaqiri.
“Për momentin, Qendra kombëtare për përgjigje të incidenteve kompjuterike (MKD-CIRT) zyrtarisht është vend kombëtar për kontakt dhe koordinim në ballafaqimin me incidentet e sigurisë në rrjetet dhe sistemet informuese. MKD-CIRT ka numër të madh të njësive përbërëse vullnetare, duke i përfshirë edhe operatorët kritik të infrastrukturës. Megjithatë ,roli i MKD-CIRT, siç është definuar me Ligjin për komunikim elektronik, është këshillëdhënës dhe ato nuk mund të vendosin masa për siguri të informatave, madje as të trupave qeveritar. Ligji i ri për siguri të sistemeve të rrjetëzimit dhe informatike, gjatë transponimit të Direktivës për NIS të Bashkimit Evropian, duhet dukshëm ta përmirësojë ligjdhënien për sajber siguri në vend. Me sjelljen e këtij ligji, gjithashtu do të definohen dhënësit e shërbimeve thelbësore dhe do të promovohet bashkëpunimi strategjik dhe shpërndarja e informatave. Vendosja e organit kombëtar kompetent për NIS është rregulluar edhe me këtë ligj”, theksoi ministri Shaqiri.
Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë thonë se konferenca është organizuar nga Qendra e Gjenevës për menaxhim me sektorin për siguri, me mbështetje të Qeverisë të Republikës së Sllovenisë dhe Qeverisë britanike dhe do të zgjasë tre ditë. Në konferencë marrin pjesë ministrat ose sekretarët shtetëror nga të gjitha ministritë e ekonomive të Ballkanit Peërndimor përgjegjës për menaxhim me sajber sigurinë, si dhe krijuesit e rëndësishëm të politikave për siguri kompjuterike të Ballkanit Perëndimor, oeganizata rajonale dhe ndërkombëtare dhe ekspertë.