Liverpooli ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.
Liverpooli ka kaluar përsëri në epërsi ndaj Manchester Unitedit falë golit të bukur të Xherdan Shaqirit. Shaqiri u fut në minutën e 70’ në lojë dhe shënoi një gol të bukur në minutën e 73’ për 2-1.
Por, kjo nuk ishte e tëra e futbollistit shqiptar, pasi kosovari shënoi edhe golin për 3-1, duke u bërë kështu njeriu vendimtar i derbit.
Ndryshe, skuadra e Jurgen Klopp shënoi golin e parë në minutën e 24’ me anë të Sadio Manes, kurse Jesse Lingard e barazoi rezultatin në minutën e 33’ pas një gabimi të portierit Alisson Becker.
Me këtë fitore Liverpooli ka marrë kreun e Premierligës me 45 pikë, një më shumë se Manchester City
Goli i parë:
Goli i dytë: