Shaqiri: Është vetëm fillimi

2

Xherdan Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit ka deklaruar se ky është vetëm fillimi i sezonit dhe është optimistë për këtë sezon.

Mesfushori shqiptar është duke kaluar në një formë të shkëlqyer me “Të Kuqtë”, derisa të shtunën shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë për klubin nga Anfield Road, në fitoren prej 4 me 1 ndaj Cardiffit, transmeton Koha.net.

“Është shumë mirë të jem këtu. Kemi një ekip shumë të mirë dhe duam të jemi të suksesshëm. Kur luajmë kështu mund të jemi të suksesshëm, dhe ky duhet të jetë qëllimi ynë. Jemi në rrugë të mirë por duhet të vazhdojmë kështu. Ky është vetëm fillimi i sezonit dhe kemi shumë ndeshje në vazhdim, por jemi duke shkuar mbarë”, ka thënë Shaqiri.

Pas dhjetë xhirove në Premier Ligë skuadra e Jurgen Kloppit është lider me 26 pikë.

Comments are closed.