Për Xherdan Shaqirin ky mund të jetë sezoni i tij i fundit që veshë fanellën e Stouk Sitit. Mesfushori me prejardhje nga Gjilani ka shpërthyer në një intervistë duke thënë se as Ronaldinjo s’do ta arrinte ta ndihmonte këtë ekip të Stouk Sitit, raporton “Stoke Sentinel”. “Ndjenja që madje edhe Ronaldinjo do të bënte shumë pak në këtë ekip është e hidhur. Më duhej ta kuptoja se është ndryshe kur ke lojtarë si Ribery dhe Tiago te Bajerni, ose Ikardi e Kovaçiç tek Interi. Këtu në Stouk u nuk mund të kem shumë ndikim, thjesht sepse ekziston një mungesë e cilësisë rreth meje”, deklaroi Shaqiri. Pas kësaj deklarate duket se krerët e klubit do të shqyrtojnë mundësinë e shitjes së tij në verë, kurse klubi në këtë sezon po lufton për mbijetesë.