Shaqiri cak kryesor i dy skuadrave

88

Koha që të largohet nga Liverpooli, Shaqiri cak kryesor i këtyre dy skuadrave. Tashmë është bërë e ditur se Xherdan Shaqiri nuk është i kënaqur me mënyrën se si po e trajton Jurgen Kloppit atë të Liverpooli. Anësori shqiptar dëshiron që në këtë verë të largohet nga the Reds, derisa ka zgjuar interesimin e një numri të madh të skuadrave evropiane. Sipas asaj që raportojnë mediat në ishull, Shaqiri është caku kryesor i Newcastle Unitedit dhe Fenerbahces.

Nga ajo çfarë bëhet e ditur, lojtari me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, po e pëlqen kalimin te Fenerbahce. Por, nuk përjashtohet as mundësia që ai të mbetet në Ligën Premier dhe të luajë për Magpies, në rast se ndryshohet pronari. Newcastle ka kohë që lidhet me kalimin nën pronësi të Mohammad bin Salman, që është Prin i Arabisë Saudite, por gjërat nuk duken mirë për të. Por, në rast se ai e blenë klubin, atëherë mund t’i ndryshojnë mendjen Shaqirit me një projekt ambicioz.

Comments are closed.