Shkup, 24 janar – Tender për sendërtim dhe mirëmbajtje të Sistemit kombëtar për evidenca elektronike në shëndetësi “Termini Im” ka shpallur sot Ministria e Shëndetësisë. Vlera e furnizimit publik arrin pesë milionë denarë (me TVSH të përshirë). Hapja e ofertave është paraparë për më 14 shkurt, informuan për MIA-n nga Drejtoria për Shëndetësi elektronike pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Me tenderin, theksuan nga Drejtoria, është paraparë sendërtim i sistemit me funksionalitete të reja, si dhe module të cilat për herë të parë vendosen, me qëllim të avancimit të sistemit të deritanishëm.
Si një prej moduleve më të mëdha që do të vendoset me sendërtimin e ri të sistemit, është vendosja e zgjidhjes softuerike për Regjistër të personave me sëmundje të rralla, që është mjet kyç për definimin e standardeve shëndetësore në praktikën klinike. Për konfirmimin e efikasitetit të terapisë, si dhe për zhvillimin e hulumtimeve shkencore dhe klinike.
Nga Drejtoria theksuan se një modul tjetër më i madh, i cili është nga rëndësia e veçantë dhe është pjesë e modulit për ndjekje dhe rezultat i shtatzënisë është vendosje e evidencës elektronike të historisë obstetrike dhe gjinekologjike, me çka do të ketë mundësi për gjenerimin e të ashtuquajturave raporte perinatale, të cilat do të bazohen në të dhënat e evidentuara në tërë historinë e të sapolindurve.
Risi janë paraparë edhe në pjesën e integrimit të të dhënave në dosjen mjekësore të pacientit dhe vendosje e rezymesë së pacientit, siç janë: diagnozat e fundit nga raporti i specialistit, ilaçet e pranuara periudhën e fundit, alergji, grupi i gjakut… Qëllimi i kësaj risie është që gjatë rasteve urgjente ose gjatë kontrollit të rregullt, mjeku i cili e kontrollon pacientin të ketë pasqyrë bazë për pacientin, gjegjësisht për historinë e sëmundjes së tij, sqaruan nga Drejtoria për Shëndetësi Elektronike.
Sistemin kombëtar për evidenca elektronike në shëndetësi “Termini Im” e shfrytëzojnë rreth 15.000 shfrytëzues dhe mbi 4.000 institucione shëndetësore.