Derisa Kurti ishte në opozitë gjithherë kam qenë kundër veprimeve të tyre si Lëvizje dhe gjithmonë i kam gjykuar për të bëmat e tyre, sidomos atëherë kur sulmoheshin institucionet shtetërodhe dhe dramat që zhvilloheshin në Kuvendin e Kosovës.
“Erdhi dita”, ishte fushata dhe kthesa historike e kryeministrit Kurti, jo vetëm të vihet në krye të shtetit por edhe të tregohet njeri, duke e njohur kështu edhe flmurin me “Lara”, si dhe shumë çështje të tjera të cilat i ka refuzuar kur ishte opozitë.
Pa marrë parasysh kahjen dhe përcaktimin tim politik, duhet të them se vendi ka pasur nevojë për një ndryshim të tillë dhe një energji të pa shfrytëzuar në pushtet.
E përshëndes qeverinë “Kurti” e cila nga dita e parë e qeverisjes ka filluar ofensivën për shkarkimin e personave të padëshiruar nëpër institucione të ndryshme të vendit, sidomos të atyre “Bossave”, të cilët duke e keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, paten punësuar me mijëra anëtarë të familjes dhe militant të tyre në institucione të ndryshme shtetërore.
Njëri nga veprimet më të qëlluara të kësaj jave të fundit mund të them se është vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, e sot ka shkarkuar një numër të madh të konsujve në Ambasada të ndryshme nëpër botë.
Nëse kryeministri Kurti dëshiron të jetë i suksesshëm dhe të punoj për të mirën e shtetit, fillimisht duhet të jetë vetëvetja dhe mos të merr veprime të ngutshme, sepse me të s’ka filluar posti i kryeministrit dhe me të nuk do të mbaroi.
Derisa Kurti ishte në opozitë gjithherë kam qenë kundër veprimeve të tyre si Lëvizje dhe gjithmonë i kam gjykuar për të…
Publiée par Granit Shala sur Jeudi 20 février 2020