Shkup, 19 shkurt – Lajme të mira vijnë për mundjen e Kosovës. Egzon Shala është kualifikuar për në Lojërat Olimpike të cilat këtë vit do të mbahen në Tokio. Lajmin e konfirmuan nga Federata e Mundjes së Kosovës, përcjellë gazeta KOHA.
“Faleminderit ‘United World Wrestling’. Drejtësia triumfoi. Njëri nga gjashtë mundësit që fituan normën olimpike në Kampionatin Botëror në Kazakistan kishte përdorur doping. Egzon Shala u rendit i shtati në Botërorin në Kazakistan”, thonë nga Federata e Mundjes së Kosovës. (koha.mk)