Mundësi kosovar Egzon Shala të enjten do të garojë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Shala, që në Tokio gjendet me normë, do të përballet me algjerianin Djahid Berrahal, në raundin e parë të kategorisë deri 125 kilogramë.
Gara e tij fillon rreth orës 4:40 të mëngjesit me kohën tonë.
Shala është i fundit i ekipit të Kosovës që do të garojë në Tokio. Kosova në Tokio ka fituar deri më tash dy medalje dhe atë të arta. Xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova morën të artat.