Mesfushori i ekipit kombëtar të Kosovës, Herolind Shala ishte lojtar i lirë pasi refuzoi ta vazhdonte kontratën me klubin nga niveli i dytë i futbollit norvegjez, Start dhe tani ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Valerenga, nivelin e parë të futbollit norvegjez, raporton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Valerengan të hënën.
Shala ka thënë se është pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët në seancën e parë stërvitore të hënën. Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Norvegjisë për të rinj, tani përfaqësues i Kosovës, është optimist dhe ka ambicie për të fituar tituj me Valerengan.
“Valerenga është klub i madh dhe ka ambicie, siç kam edhe unë. Dua t’i ndihmoj klubit të fitojë diçka, dhe besoj se mund t’ia dalim”, ka thënë Shala.