Anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, i ftuar në T7, ka treguar se nëse qeverinë e ardhshme e formon LDK-ja, autostrada e dukagjinit nuk do të ndërtohet sepse nuk është prioritet, e gjithashtu as kufijtë e shtetit nuk do të preken.
“Unë vazhdimisht bisedoj me njerëzit e Rrafshit të Dukagjinit dhe janë tepër të rrallë ata që e dëshirojnë Autostradën e Dukagjinit”, ka thënë Shala.
Ai arsyeton se autostrada nuk është çështje prioritare.
“Nuk jemi kundër autostradave, por kjo nuk është çështje prioritare momentalisht”, ka vazhduar Shala.
Ndërsa për çështjen e kufijve ai ka thënë se ata nuk do të preken nga qeveria e ardhshme.