Pas disa muajve me probleme shëndetësore, ajo është kthyer më energjike se kurrë, për t’i dhënë ngjyra turneut të saj të parë në 7 vite. Bëhet fjalë për Shakirën, që është shumë e interesuar për ndeshjet e kampionatit botëror. Por këngëtarja e famshme duket se ka tradhtuar bashkëshortin e saj, Gerard Pique, që luan për Spanjën. Para disa ditëve ajo ka shpërndarë një fotografi të fëmijëve të saj Milan dhe Sasha, të cilët kanë të veshur fanellat e Kolumbisë. Shakira ka festuar fitoren e këtij ekipi përballë Polonisë bashkë me prindërit e saj, duke brohoritur “Kolumbia, Kolumbia” mes të qeshurash dhe përqafimeve.