Klubi ukrainas i Shakhtar Donjetskut duket i fiksuar pas trajnerëve të huaj, së fundi ndaj atyre nga Portugalia. Vetëm pak ditë pas largimit të Paulo Fonsekës, i cili kaloi te Roma, drejtuesit e këtij klubi kanë emëruar trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Luis Manuel Ribeiro de Kastro, i cili vjen nga Vitoria Guimaraesh. Kastro ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Shakhtarin, që e ka zyrtarizuar lajmin me anë të profileve të veta në rrjetet sociale.
Shakhtari është për momentin klubi më i fuqishëm në Ukrainë dhe mjaft i njohur në Europë për ecurinë në kompeticionet ndërkombëtare. Gjithashtu, kjo skuadër njihet për lojtarët e talentuar që i merr nga Amerika e Jugut dhe më pas i shet në klubet më të mëdha të Europës me vlera disa herë më të larta.