Fshirja e hundëve me flamurin spanjoll gjatë një skeçi humoristik i ka kushtuar shtrenjtë komedianit Dani Mateo. Artisti i famshëm spanjoll, pjesë e një show të përjavshëm satirik në Spanjë, rrezikon 4 vite burg për ofendim të simboleve kombëtare dhe ngjallje të urrejtjes, pasi ndaj tij ka nisur një proces gjyqësor.
“Kemi folur shumë për kufijtë e humorit. Por tani po hyjmë në zonën e drejtësisë. Jam i shqetësuar sepse në burg po dërgohet një kloun sepse bëri punën e tij. Dhe për mua, ky është shqetësim më i madh sesa çështja e flamurit”, tha komediani Dani Mateo.
Ajo që aktori e konsideroi një numër të thjeshtë humoristik ngjalli reagime të ashpra që çuan deri protesta, heqjen nga rrjetet sociale të show satirik, anulimit të disa kontratave të tjera për të, e deri tek fyerjet e kërcënimet personale. 39-vjeçari është përballur edhe herë të tjera me gjykatën pasi në skeçet e tij ka bërë humor edhe simbolet fetare.