Kumanovë, 28 tetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, informoi sot nga Kumanova se gjatë ditës, shtatë punonjës shtesë rezultuan pozitivë me Kovid-19 në kopshtet e fëmijëve në vend. Deri dje, kishte gjithsej 86 punonjës të sëmurë në kopshtet për fëmijë dhe 26 fëmijë pozitivë me Kovid-19. Për momentin, theksoi ministrja 484 fëmijë janë në izolim.
“Unë njoftoj për situatën me kopshtet për çdo ditë gazetarët, është ende nën kontroll, sepse le të themi që nga momenti i hapjes së kopshteve kemi 26 fëmijë pozitivë, disa prej tyre tashmë janë larguar nga procesi i izolimit, periudha e izolimit të tyre ka përfunduar sipas udhëzimeve të mjekëve dhe 86 persona të rritur aktualisht na arriti informacioni se shtatë punonjës shtesë janë pozitivë sot”, tha ministrja.
Këto të dhëna, shtoi ajo, ndahen një herë në javë me Komisionin e sëmundjeve infektive për hartimin e politikave. Ajo theksoi se po monitorohet procesi dinamik, sepse për momentin situata nuk është shqetësuese që kopshtet të mbyllen, por që një vendim i tillë do të merret vetëm mbi vlerësimin e situatës epidemiologjike së bashku me autoritetet shëndetësore dhe Qeverinë.
“E mira është që gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, tani për tani pasqyra klinike është e lehtë, pa të shtruar në spital, e njëjta gjë vlen edhe për të rriturit. Numrat nga Kumanova janë pjesë integrale e këtyre numrave dhe nuk është situatë shqetësuese ajo që do të na bëjë të mbyllim kopshtet për fëmijë. Vendimet se kur dhe si do të funksionojnë do të merren bazuar në vlerësim të situatës epidemiologjike, së bashku me autoritetet shëndetësore dhe përgjithësisht së bashku si Qeveri”, tha ministrja Shahpaska.