Shkup, 20 shtator – Ngritja e cilësisë së shërbimeve në arsimin parashkollor dhe kujdesi që duhet të sjellë arritje më të mëdha arsimore, zhvillim personal dhe përfshirje sociale të fëmijëve, ishte tema e takimit të sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska me ekipin e ekspertëve i cili punon në Projektin “Ngritja e cilësisë së arsimit dhe kujdesit parashkollor”, i financuar në suaza të Aksionit 4 “Arsim, punësim dhe politikë shoqërore”, nga Programi aksionar i IPA 2017.
Ministrja Shahpaska vlerësoi se prioritet i lartë është të sigurohet modeli më i mirë, me të cilin do të përparohet cilësia e arsimit parashkollor të fëmijëve, përmes përparimit të cilësisë së kuadrit profesional në kopshte.
Në takim, ministrja potencoi se projekti do të kontribuojë për zhvillim më të shpejtë profesional dhe të karrierës së kuadrit profesional në kopshte sipas standardeve evropiane. Ajo propozoi vendosje të sistemit merit të themeluar mbi vlerat objektive.
“Sistemi merit do të kontribuojë për përparimin e rolit të kuadrit profesional në kopshte. Ai do të themelohet në vlerat të cilat do të garantojnë objektivitet. Zhvillimi i karrierës do të jetë sipas rezultateve të arritura. Duam t’i ndërtojmë vlerat. Vetëm ashtu do ta përparojmë cilësinë e arsimit në moshën parashkollore. Kjo do të thotë edhe motivim për të punësuarit për përparim dhe mbindërtim”, tha Shahpaska.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se vendosja e sistemit të trajnimeve dhe krijimit të modeleve, licencimit të personave profesional dhe përforcimit të pjesëmarrjes prindërore në kopshtet e fëmijëve, veçanërisht të prindërve të fëmijëve në rrezik dhe fëmijët të cilët janë të përjashtuar shoqëria janë pjesë e modeleve përmes të cilave do të përparohet cilësia në arsimin parashkollor.