Veles, 30 qershor – Qytetarët të dalin më 15 korrik, duke i respektuar të gjitha protokollet dhe ta japin votën e tyre sepse mundemi edhe më shumë edhe më mirë. Më 15 korrik ta festojmë fitoren e koalicionit “Mundemi!”. Këtë sonte e porositi bartësja e Listës në NJZ 3 Jagoda Shahpaska në tribunën me qytetarët në Veles.
Ajo u përqendrua në të gjithë atë që është angazhuar si deputete në Kuvend në vitet e fundit – barazinë gjinore, reformën sociale dhe reformën në sistemin pensional. “Këto janë tre fusha në të cilat ne si socialdemokrat[ kemi bërë hap historik”, theksoi ajo para banorëve të Velesit.
Paralajmëroi se periudhën e ardhshme do të rritet përfshirja e fëmijëve në kopshte për 7.500 fëmijë, do të rinovohen 43 kopshte, do të ketë punësime në përkëdhelëse dhe edukatore të reja. Informoi se do të vazhdojë kujdesi për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa deri në vitin 2021 për 21 për qind do të rritet shtesa për personat me aftësi të kufizuara.