Berlin, 1 mars – Profesori i mjekësisë dhe bashkëthemeluesi i “BioNTek”, Ugur Shahin parashikon se rastet e reja të koronavirusit në Gjermani “do të kenë rënie të konsiderueshme nga fundi i majit ose në fillim të qershorit”, si rezultat të vaksinimit.
Ai po ashtu vlerëson se mutacioni britanik i virusit B.1.1.7 fillon të përhapet në Gjermani.
Nga mesi i marsit, sipas parashikimit të tij, shkalla e vdekshmërisë te pjesa më e vjetër, në fillim e vaksinuar e popullatës, duhet të zvogëlohet.
“Deri në fund të verës duhet ta vendosim pandeminë nën kontroll nëse mjaftë njerëz vendosin të vaksinohen. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë infeksione të reja, por përsëri do të mund të jetojmë në mënyrë normale”, thotë Shahin në intervistë për “Shpigel”.
Ai pajtohet se njerëzit me kalimin e kohës ndoshta do të duhet të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.
Në pyetjen e “Shpigel” nëse doza e tretë do të jetë e domosdoshme më së voni vitin e ardhshëm, Shahin u përgjigj se vaksinimi mund të zbatohet në çdo dy vite, që u adaptua në variantet e ndryshme të virusit.
“Ngjashëm me gripin. Kjo ndoshta është normaliteti i ri për ne”, tha Shahin.
Administrata e presidentit gjerman njoftoi se Ugur Shahinit dhe bashkëshortes së tij, Ozlem Turexhi do t’u ndahet Kryqi i Madh për merita.
Ceremonia do të mbahet më 19 mars në pallatin Belvi dhe në të do të merr pjesë presidenti, Frank Valter Shtajnmaer.